Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që drejtonte zetorin (EMRI)

25 Nëntor 2024, 19:18| Përditesimi: 25 Nëntor 2024, 19:46

  • Share

Maliq- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq.

Si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën bujku 61-vjeçar, i identifikuar si Sejfulla Gjata.

Ngjarja ndodhi teksa mjeti i tij zetor, me të cilin udhëtonte, është përmbysur në rrugën dytësore të fshatit dhe e ka zënë nën vete.

Policia vendore njoftoi se aksidenti ka ndodhur në fshatin Moglicë, rreth orës 18:20.

“Një mjet bujqësor që  drejtohej nga shtetasi S. Gj., (Sejfulla Gjata) 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë", njofton policia.

Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se Sejfulla Gjata është rrëzuar me mjetin zetor, në aksin dytësor Moglicë-Zerec. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një rrugë rurale, ku mjeti ka marrë mprapsht dhe është përmbysur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?