E rëndë në Mat/ Ra në kontakt me rrymën teksa po punonte me linjën e internetit, vdes 22-vjeçari (EMRI)

10 Shtator, 13:43| Përditesimi: 10 Shtator, 14:42

  • Share

Mat- Një ngjarje e rëndë u shënua në Mat paraditen e sotme. Një 22-vjeçar ndërroi jetë pasi ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.

Policia njofton se Dorian Peci ka qenë duke punuar me linjën kabllore të internetit, Tv Kabllor Klosi, kur ra në kontakt me rrymën.

Rreth orës 11:40,  në fshatin Fshat në Klos,  shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën, informoi sot policia e Dibrës. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?