Kronikë

Horror në një familje në Kavajë, burri xheloz djeg për së gjalli gruan 45-vjeçare në makinë pastaj vetëvaret në pemë! Prej 2 muajsh në proces divorci (EMRAT)

10 Prill 2021, 12:43| Përditesimi: 10 Prill 2021, 16:54

  • Share

KAVAJË- Një makinë që po digjej rreth orës 07:00 të së shtunës në fshatin Manskuri të Kavajës, zbuloi një krim makabër që shkon përtej të paimagjinueshmes. Burri i kishte vënë flakën për së gjalli gruas së tij në makinë, dhe më pas i kishte vrarë veten pak metra më tutje duke u vetëvarur në një pemë. Viktimat janë identifikuar si Fëllënza Shirja 45 vjeçe dhe Bilbil Shirja 48 vjeç, prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali adoleshent.

Nga informacionet e para raportohet se shkak për këtë krim horror është bërë xhelozia, ku çifti ishte në prag ndarjeje prej më se 2 muaj dhe ditën e hënë do të mbahej seanca përfundimtare për divorcin e tyre. 48-vjeçari kishte marrë gruan nga banesa e prindërve, ku rrugës së kthimit e ka mbyllur në makinë dhe më pas i ka vënë flakën. Kanë qenë banorët e fshatit ato që panë flakët e makinës që po digjej duke njoftuar uniformat blu, të cilët me të mbërritur në vendin e ngjarjes zbuluan krimin monstruoz.

"Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.  Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë. 

1618054090_1618053556BilbilShirja.jpg

Bilbil Shirja

 

Ora 13:38
Ishin në proces divorci, 48-vjeçari e mori gruan nga shtëpia e prindërve, e mbylli në makinë dhe më pas i vuri flakën

Report Tv mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u zbulua ditën e sotme në Kavajë. Bilbil Shirja 48-vjeç ka djegur për zë gjalli në makinë gruan e tij Fëllënza Shirja, 45-vjeçe. Mësohet se çifti ishte në proces divorci, të cilin e kishin hapur prej 2 muajsh. Të hënë pritej që të mbahej seanca e fundit. 48-vjeçari e ka marrë gruan tek banesa e pindërve, e ka mbyllur në makinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Ora 13:15
Zbulohet fotoja, kush është burri që vrau gruan se ishte xheloz dhe më pas veten

1618053556_BilbilShirja.jpg

Në foto është 48-vjeçari Bilbil Shirja, burri i cili dogji në makinë gruan e tij dhe më pas vari veten në një pemë në Manskuri të Kavajës.

Ora 12:57
Horrori në Kavajë, burri djeg për së gjalli për xhelozi gruan dhe pastaj vetëvaret

Në lidhje me ngjarjen tronditëse në një familje në fshatin Maskuri në Kavajë, gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se 48-vjeçari Shirja ka djegur gruan e tij për së gjalli, për xhelozi dhe pastaj ka varur veten.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 10/04/2021 15:11

    Njerez idiote. Nuk vritet gruaja se po divorcoheni (dhe nuk me intereson arsyeja). Katil, idiot njeri

    Përgjigju
    • BBC: 10/04/2021 15:37

      Islamiket e Kavajes, pasardhes te Haxhi Qamilit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?