Kronikë

E rëndë në Patos/ Dyshohet se kryente marrëdhënie me të bijën, arrestohet babai: Ka ndodhur vetëm një herë! Nëna: Është abuzuar sistematikisht që 5-vjeçe

1 Korrik, 10:14| Përditesimi: 1 Korrik, 16:41

  • Share

PATOS- Një vajzë 12- vjeçe është përdhunuar nga babai i saj në një fshat të Patosit. Ngjarja e rëndë është denoncuar nga vetë e mitura, duke çuar në prangosjen e 36-vjecarit, i cili ka pranuar krimin tronditës gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.

Në prani të psikologes, e mitura ka pohuar se i ati e ka përdhunuar në banesë dhe ajo ka arritur të shkojë tek fqinjët për të kërkuar ndihmë në orët e para të mëngjesit.

Gjatë marrjes në pyetje e mitura ka dëshmuar se babai ka kryer marrëdhenie seksuale me forcë, në mënyrë sistematike që nga mosha 5-vjeçare, duke përmendur dhe një episod në Gjermani ku kishin emigruar para një viti. Ndërsa 36-vjeçari, ka pretenduar se e ka kryer aktin e rëndë vetëm një herë. Sakaq janë kryer dhe ekzaminimet mjekësore, të cilat provojnë abuzimin seksual.

Nëna e të miturës, mes lotëve thotë se nuk ka patur dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të së bijës.

Ndërkohë 30- vjeçarja në këtë situatë ka mbetur mes 4 rrugëve, pasi vetëm i shoqi ishte i punëuar në ndërtim. Ajo kërkon dënimin e tij maksimal e nga ana tjetër apelon për ndihmë, pasi është pa punë dhe nuk mundet të rrisë e vetme 7 fëmijët e vegjël.

Institucionet shtetërore kanë strehuar 12-vjeçaren në një qendër për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale në kryeqytet. 

Pas publikimit të kësaj ngjarje ka reaguar edhe Bashkia e Fierit, ku i ka ofruar 30-vjeçares një ndihmë ekomomike me vlerë 2 milionë lekë të vjetra, akomodimin e së resë së bashku me fëmijët në një banesë ku qiranë do ta paguajë bashkia dhe një punë në një nga ndërmarrjet e bashkisë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/07/2025 03:20

    /Akti eshte kryer vetem nje here/,thote babai! Po pse /nje here/ e nuk eshte asgje,e duhesh falur?! Po ke perdhunuar nje femije,femijen tend,pak te duket?! /Nje here/ del e tepron jo vetem me nje femije,por dhe nje te rritur per t'a shkaterruar shpirterisht e fizikisht.Vleresoj vajzen qe gjeti kurajon te bente denoncimin,megjithese do te ishte mire t'a kishte bere me pare,qe ne Gjermani,sepse ligjet atje jane me te ashpra!

    Përgjigju
  • Turp: 01/07/2025 19:33

    Po e turperoni fierin , turp ! Turp! Prandaj Esat Pashe Toptani beri kryqytet Tironen me ksulë dhe jo lalucët e zones Fier Lushjne

    Përgjigju
  • Gjygjesi popullore: 01/07/2025 17:15

    Vareni kriminelin ne mes te fierit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?