Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Patos/ Dyshohet se kryente marrëdhënie me të bijën, arrestohet babai: Ka ndodhur vetëm një herë! Nëna: Është abuzuar sistematikisht që 5-vjeçe

1 Korrik, 10:14| Përditesimi: 1 Korrik, 14:56

  • Share

PATOS- Një vajzë 12- vjeçe është përdhunuar nga babai i saj në një fshat të Patosit. Ngjarja e rëndë është denoncuar nga vetë e mitura, duke çuar në prangosjen e 36-vjecarit, i cili ka pranuar krimin tronditës gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.

Në prani të psikologes, e mitura ka pohuar se i ati e ka përdhunuar në banesë dhe ajo ka arritur të shkojë tek fqinjët për të kërkuar ndihmë në orët e para të mëngjesit.

Gjatë marrjes në pyetje e mitura ka dëshmuar se babai ka kryer marrëdhenie seksuale me forcë, në mënyrë sistematike që nga mosha 5-vjeçare, duke përmendur dhe një episod në Gjermani ku kishin emigruar para një viti. Ndërsa 36-vjeçari, ka pretenduar se e ka kryer aktin e rëndë vetëm një herë. Sakaq janë kryer dhe ekzaminimet mjekësore, të cilat provojnë abuzimin seksual.

Nëna e të miturës, mes lotëve thotë se nuk ka patur dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të së bijës.

Ndërkohë 30- vjeçarja në këtë situatë ka mbetur mes 4 rrugëve, pasi vetëm i shoqi ishte i punëuar në ndërtim. Ajo kërkon dënimin e tij maksimal e nga ana tjetër apelon për ndihmë, pasi është pa punë dhe nuk mundet të rrisë e vetme 7 fëmijët e vegjël.

Institucionet shtetërore kanë strehuar 12-vjeçaren në një qendër për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale në kryeqytet. 

Pas publikimit të kësaj ngjarje ka reaguar edhe Bashkia e Fierit, ku i ka ofruar 30-vjeçares një ndihmë ekomomike me vlerë 2 milionë lekë të vjetra, akomodimin e së resë së bashku me fëmijët në një banesë ku qiranë do ta paguajë bashkia dhe një punë në një nga ndërmarrjet e bashkisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?