Lumi i Shkumbinit, ku u gjet trupi i vogëlushit

Kronikë

E rëndë në Peqin/ Trupi i 6-vjeçarit gjendet i mbytur në lumin Shkumbin! Gjyshja e kishte denoncuar humbjen tre orë para

11 Qershor, 11:14| Përditesimi: 11 Qershor, 12:48

  • Share

Peqin- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin mbrëmjen e djeshme.

Trupi i një 6-vjeçari u gjet i pajetë buzë lumit në rrjedhën e Shkumbinit, teksa dyshimet e para janë për një ngjarje aksidentale.

Para gjetjes së vogëlushit, rreth orës 19:50, gjyshja e të miturit D.A., ka njoftuar dhe denoncuar se prej tre orësh i kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar.

“Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezmë”, tha policia vendore.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi, informon se nga hetimet paraprake është mësuar se fëmija ka pasur banesën aty pranë lumit dhe për pak momente ka humbur nga vëmendja e gjyshërve të tij. Sapo ka bërë gjyshja denoncim në Polici, kanë nisur edhe kërkimet dhe trupi pas tre orësh është gjetur i pajetë në lumin Shkumbin. Fëmija ka qenë pikërisht duke luajtur aty kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?