Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Përmet, 30-vjeçarja humb jetën gjatë transportimit me ambulancë drejt spitalit të Gjirokastrës! Policia: S’kishte shenja dhune e dëmtime, po hetohet

11 Mars, 13:48| Përditesimi: 11 Mars, 13:50

  • Share

Përmet- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Përmetit.

Një grua 30-vjeçare ka humbur jetën mesditën e djeshme (10 mars) në shkaqe dhe rrethana që po hetohen nga policia e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur teksa pacientja M.H., gjatë transportimit me autoambulancë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës, ka humbur jetën. Viktima është nga fshati Piskovë i Përmetit dhe familjarët kishin kërkuar ndihmë spitalore. Për fat të keq, edhe pse bluzat e bardha kanë shkuar me ambulancë, e reja nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera. Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, tha policia, por pa dhënë detaje rreth shkaqeve të mundshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, teksa po pyeten familjarët dhe pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?