VIDEO/ Përmet, aktivistja gjen shqiponjën e plagosur dhe të lidhur në gardh: Do mjekohet dhe do fluturojë e lirë! Nisin hetimet për autorin

8 Tetor 2023, 16:13| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 17:47

  • Share

PËRMET- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Buhalit në Përmet ku një shqiponjë është gjendur e plagosur dhe e lidhur për së gjalli në një gardh. Lajmin e ka bërë të ditur një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, Suela Luarsi në rrjete sociale. Policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet për kapjen e autorit. 

‘Ky akt kriminal duhet të na turpërojë të gjithëve e u bëjmë thirrje Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të hapin telefonat e të reagojnë urgjentisht!’- shkruan ajo.

Në një video tjetër, aktivistja së bashku me një efektiv policie kanë liruar shqiponjën nga gardhi ku e kishin lidhur.

‘Falë angazhimit qytetar, ndihmës së policisë Përmet dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura shqiponja e malit e ballcamosur për së gjalli në fshatin Buhal u shpëtua dhe u morr për një kontroll veterinar. Pas trajtimit mjekësor do të lihet e lirë të fluturojë ashtu siç di vetë ajo.’- thuhet në reagim.

Një reagim e pati edhe deputeti socialist, Erion Braçe i cili u shpreh se do të bëjë ç'është e mundur se kush keqtrajton kafshët të marë dënimin e merituar.

Ora 17:17
Përmet, keqtrajtoi dhe vari një shqiponjë të gjallë në një gardh, policia nis hetimet për autorin

1696778151_shqiponja.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar për shqiponjën e cila u gjend sot nga një aktiviste në Buhal të Përmetit e plagosur dhe e lidhur. Në njoftimin zyrtar, policia thotë se po punon për të gjetur e për të arrestuar autorin.

Njoftimi i policisë:

Përmet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura  dhe një veteriner, i shkojnë në ndihmë një shpendi (shqiponjë) që ishte keqtrajtuar në fshatin Buhal, rast për të cilin Policia u njoftua nga shtetasja S. L.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Rasti, me një impakt të lartë publik në rrjetet sociale, u vlerësua me seriozitet dhe menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e këtij krimi që parashikohet dhe ndëshkohet nga neni 207/c i Kodit Penal.

Shpendi (shqiponja), aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri që ata hasin. Reagimi ndaj të gjitha denoncimeve do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjeve.

Ora 16:37
Gjendet shqiponja e plagosur dhe e lidhur në Përmet, Braçe: U lirua po u bë copë, dashtë Zoti shpëton

1696775950_page.jpg

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas shpëtimit të shqiponjës së plagosur dhe të lidhur në Buhal të Përmetit.

‘L I V E : BUHAL, #PERMET

PILICIA E SHTETIT NE VEND,

DREJTORIA E ZONAVE TE MBROJTURA SAPO NE VEND, VETERINERI NE VEND;

SHQIPONJA E LIRUAR POR BERE COPE!

Dashte zoti shpeton tani!

Shume faleminderit te gjitheve!

Shume faleminderit dhe Sueles qe e gjeti e beri gjithcka deri tani.

Nderkohe, po ua them shqip:

NUK DO ME GJEJ SHPIRTI REHAT PA E PARE TE SHKRUAR NE KODIN E RI PENAL E PA E VOTUAR NE KUVEND;

KUSH PREK SHQIPONJEN KA VEC NJE DENIM PENAL ME BURG E QE NIS NGA 5 VITE E SHKON LART!’- thotë Braçe

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/10/2023 00:15

    Qeni,e ka lidhur e torturuar si Krishtin ne kryq! Dhe thoni pse nuk behet ky vend,pse eshte i mallkuar? Ju ze haku i te pafajshmeve qe vrisni e torturoni! Nga maskarenj te tille qe nuk kane meshire per kafshet, dalin vrasesit e kriminelet.Ju lutem gazetareve t'a ndjekin kete rast deri ne fund,sepse shpesh jepni lajme per raste keqtrajtimi kafshesh,por nuk jepni ku shkohet me hetimin,kapjen,apo denimin e autoreve,po keshtu dhe per zjarrvenesit,na thoni qe hetohen e arrestohen por jo per denimet qe marrin.

    Përgjigju
  • Shqiponja: 08/10/2023 19:23

    Thote njeri,u lirua ,por u coptua.. Po normal,se ai u ‘torturua’ edhe kur polici po mundohej t’a lironte me duar,se nuk gjente dot as nje pale gershere a pinca,qe tja lehtesonte dhe vuajtjet duke shpejtuar,jo duke u rrek me zgjidh nyjet.

    Përgjigju
    • Mario: 09/10/2023 00:28

      E drejte! Nuk e di, sesi nje polic nuk ka mjetet me bazike me vete ne makine. Krejt injorant edhe polici.

  • Koli: 08/10/2023 18:03

    Mire do ishte qe ai tipi te kapej e te lidhej e pastaj te ballcamosej sic deshte te bente me shpendin.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 08/10/2023 16:54

    Mire bën qe e liruan,por sa per sqarim nuk eshte Shqiponje,eshte skifter.

    Përgjigju
    • Gjynah: 08/10/2023 17:53

      Skifter e pa skifter ka shpirt dhe kafsha

  • Sa mizor është ai që e ka bërë!: 08/10/2023 16:32

    Sa gjynah, dhe të mendosh që është simboli i kombit tonë!

    Përgjigju
    • MAJLINDA: 09/10/2023 09:59

      Sic vret shqiponjen vret edhe njeriun. Ky eshte vrases dhe te mari denimin qe meriton Ku dallon nje kriminel nga ky ?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?