Një konflikt i vjetër dhe i paraportuar nga policia në njoftimet publike, dyshohet se çoi në përplasjen fizike të një polici në Pogradec, me një person me precedentë penalë në fushën e drogës. Pamjet janë xhiruar 2 javë më parë në sheshpushimin e një pallati në Pogradeci. Në të shfaqet efektivi i policisë, pa uniformë, Gjergji Riza duke kapur për fyti dhe qëlluar me shpulla e shkelma një eksponent kriminal të njohur në qytet, Ervin Norolla që njihej edhe me emrin Klajdi.
E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Shkak është bërë fakti se më 22 janar 2023, gjatë natës një person që dyshohet të jetë Ervin Norolla kishte tentuar t'i vinte flakën klinikës së bashkëshortes të efektivit, ndaj edhe e ka rrahur. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, Riza ka goditur të riun me shpulla e shkelma dhe e ka kapur për fyti.
Policia nuk ka raportuar në njoftimet publike për episodin e dhunës deri ditën e sotme kur u bënë pamjet publike nga mediat. Por pasi ngjarja është mësuar mes radhëve të tyre, efektivi Gjergji Riza është pezulluar dhe ndaj tij ka nisur hetim disiplinor por çështja është referuar edhe në prokurori.
Megjithatë, pa e raportuar këtë incident, policia e ka vënë në pranga Norollën, për një tjetër episod. Më 8 shkurt, 37-vjeçari u arrestua në Pogradec me 52.7 gramë heroinë në makinë dhe u akuzua për shpërndarje të drograve të forta me doza të vogla. Gjatë kontrollit të policisë në banesë, ka tentuar të djegë celularin e tij, me qëllim që të zhduk provat për veprimtarinë kriminale. Norolla ndodhet në qelitë e paraburgimit ku pritet që ndaj tij të hapet edhe një tjetër proces për vënien e flakës në klinikën e policit, në të njëjtin pallat efektivi kishte edhe shtëpinë.
Ende pa u pezulluar nga detyra, efektivi Riza kishte kërkuar transferimin nga Pogradeci në Korçë, ndoshta për shkak të konflikteve me Ervin Norollën. Burimet shtuan se kohët e fundit polici kishte shfaqur probleme me kujtesën dhe kishte kërkuar të trajtohej me KEMP, kërkesë e cila ende nuk ishte miratuar.
*Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema dhe Armando Braho
Policia ka sqaruar video skandalit ku shfaqet polici duke dhunuar një person në korridorin e një pallati. Sipas forcave blu, efektivi rrahu 35-vjeçarin pasi ky i fundit tentoi t'i digjte gjatë natës klinikën e bashkëshortes, ngjarje e ndodhur më 22 janar 2023.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë
Në lidhje me një video të publikuar në media, në të cilën shfaqet një shtetas që ushtron dhunë fizike ndaj një shtetasi tjetër, në korridorin e një pallati, dhe pas verifikimeve rezultoi se shtetasi që ka ushtruar dhunë është punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ju sqarojmë se:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë ka pezulluar menjëherë nga detyra, punonjësin e Policisë, nënkomisar Gj. R., me detyrë specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, Planifikimit, Monitorimit dhe Vlerësimit, në DVP Korçë.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor, për këtë punonjës policie, për shkelje të rëndë.
Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në korridorin e një pallati, në Pogradec, gjatë muajit janar të këtij viti, për shkak se shtetasi i dhunuar K. N. dyshohej se më datë 22.01.2023, gjatë natës, kishte tentuar të digjte klinikën e bashkëshortes së punonjësit të Policisë Gj. R.
Po nga verifikimet rezulton se shtetasi K. N., 35 vjeç, banues në Pogradec, është arrestuar më datë 07.02.2023, në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Pasagjeri”, për veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta.
Policia e Shtetit fton mediat dhe qytetarët, që të denoncojnë raste të abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që abuzon me atributet që iu jep detyra, në kohën e shërbimit apo dhe jashtë shërbimit.
Burime për Report Tv thonë se oficerit të policisë Gjergji Riza, rreth dy javë më parë kishte vënë flakën klinikën së bashkëshortes dhe dyshonte se mund t’ia ketë vene pikërisht ky person me të cilin shihet në video duke e rrahur. Sidoqoftë, tritoli i vënë në banesën e tij nuk është raportuar si ngjarje.
Ende nuk kemi asnjë konfirmim nga policia mbi situatën dhe video që po bën xhiron e rrjetit.
Drejtesia duhet ta liroje nga cdo akuze kete polic dhe t'i heqe masen disiplinore. Nuk krahasohet tentativa e vrasjes me tritol me disa shpilla. Komentuesve t'u vije turp por nuk jane gjithe te nenshtruar nga krimi si ato.
Përgjigjusa mire ja ke bere o polico,,,ta kishe mbyt fare halen me gishtat ne fyt pisin,,,edi rama nuk po i lufton keta mutrat e shoqerise....
PërgjigjuPo cfare behet mo keshtu se eshte polic Edhe duhet me vrare rob ky... Uaaaa skandal I vertete! Jo pezullim por edhe ne ndekje penale! Pastaj ai ka tentuar te djege kliniken ka ekspertize apo hajde albanistan hesapi tymce... Ah mjere kush ka ndenjur ne kete vend te bukur vetem kafshe primitivitet analfabetik edhe mbetje humanoide! Denohet aktive stop dhunes! Harmoni paqe dashuri! Nuk te vjen te djegi njeri shtepine time apo te kusherinjve te mij sepse si kemi Ren ne qafe kujt... Keshtu qe I dashur nenkomisar kujdes I dashur se digjesh nga kosi!
PërgjigjuPolici te futet mren se ja abuzu me pushtetin.kur ja Ben Kete nje personin me precedent llogarit ci bo te urteve .ene KY palloshi QE ha shpulla me vajti ne burg.
PërgjigjuMir m ja ka bo kur se gjejn dot hetimet keto rastet me tritol duhet te veprosh vet kan dal shume keta cubat me tritol naten se sua ma bytha te vrasin perball
PërgjigjuPolic koti duhet te dale para drejtesise
PërgjigjuPOLIC I KORROPTUAR KOKERR KURVET PO EDHE KY DJALI RRASJA NJA 2 GRUSHTA PEDERIT
PërgjigjuVallaj kta lloj plerash jo polica qe sduhet te jene po edhe burgun e kan pake. Gjith ai djele e ha buken kot.Futi plumbin edhe coje ne boten tjeter ate ordiner qe ndyn uniformen e shtetit.
Përgjigju