PRIZREN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Randobravë të Prizrenit ku i ati ka tentuar të vrasë të bijën me armë zjarri.
Siç njofton Policia, 59-vjeçari, pas një konflikti me familjarët e tij, ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtënë tri here në drejtim të vajzës së tij 31-vjeçare.
Djali i tij ka mundur që t’i marrë armën nga dora të atiti duke shmangur tragjedinë. 59-vjeçari është larguar nga shtëpia.
59-vjeçari është vetëdorëzuar në polici.
Nga Policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave.
Komento