Prrenjas- Humb jetën një minator në minierën e fshatit Katjel të Prrenjasit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (26 maj), teksa Policia e Elbasanit njoftoi se grupi hetimor dhe forcat kanë shkuar në zonë për të kryer veprimet e duhura.
Viktima është identifikuar si Syrja Bego, rreth 58 vjeç.
Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi, informon se rrethanat dhe dinamika në shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të panjohura. Report TV ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake mësohet se minatori ka vdekur sapo ka marrë turnin. Atë e ka zënë një gur minerali poshtë vetes, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Për ngjarjen ka reaguar dhe polica, e cila bën të ditur se grupet hetimore janë në vendngjajre dhe po hetojnë rrethant e ngjares.
Njoftimi i policisë së shtetit:
Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
(lajmi në përditesim...)
Komente
