Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Roskovec/ E zuri poshtë muri rrethues, ndërron jetë 4-vjeçarja

18 Maj, 13:43| Përditesimi: 18 Maj, 13:56

  • Share

Roskovec-Një vajzë 4-vjeçe ka gjetur vdekjen teksa ka qenë duke luajtur pranë murit rrethues të banesës së saj në fshatin Suk 2.

Burime për Report Tv pohojnë se muri është shembur e për pasojë vogëlushja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Personat që kanë parë incidentin fatal për të miturën i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, por pa asnjë rezultat.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se fatkeqësisht vogëlushja është dërguar në spital pa shenja jete.

Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?