Blogeri rus Stas Reeflay

E rëndë në Rusi/ Blogeri i 'plotëson' dëshirën ndjekësit! Nxjerr jashtë në ballkon të dashurën shtatzënë, e reja vdes nga i ftohti! Videoja u transmetua 'live'!

5 Dhjetor 2020, 16:03| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 08:43

  • Share

RUSI- Një ngjarje e rëndë që ka shokuar opinionin publik është regjistruar në Rusi, ku një bloger rus ka vrarë të dashurën e tij shtatzënë, sepse një nga ndjekësit e pagoi për ta keqtrajtuar.

Bëhet fjalë për një shumë prej 1000 dollarë. Stas Reeflay detyroi të dashurën e tij Valentina Grigoryeva 28-vjeç që të dilte në ballkon dhe e la atë për disa minuta, e cila fatkeqësisht ngriu nga i ftohti. E gjithë skena është regjistruar "live" dhe po ndiqej nga mijëra ndjekës.

Pasi e kuptoi se e dashura e tij nuk po ndihej mirë e futi brenda, në përpjekje për ta risjellë në vete, por nuk ndodhi. Më pas mori ambulancën, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Kjo nuk është hera e parë që blogeri rus e keqtrajtonte të dashurën në varësi të kërkesave të ndjekësve. Ai është arrestuar nga policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?