E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari vritet me thikë, autori bashkëmoshatar e qëlloi disa herë dhe u largua, ndalohet pas disa orësh! I mituri u gjet nga një kalimtar, ndërroi jetë në spital (EMRI)

14 Tetor, 20:12| Përditesimi: 14 Tetor, 23:13

  • Share

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e sotme (14 tetor 2024)  kur një 15-vjeçar u vra pasi u godit disa herë me thikë. I mituri Emiljano Gjoni gjeti vdekjen në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda që kishte marrë, ndërsa disa orë më pas policia njoftoi se kishte identifikuar e ndaluar autorin e dyshuar, edhe ai i mitur, bashkëmoshatar me viktimën. 

Vrasja ndodhi rreth orës 19:30 të  në lagjen “Skenderbeg”. Autori i vrasjes, i cili sipas policisë është edhe ai 15 vjeç,pasi goditi me thikë viktimën ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Motivi ende nuk është i qartë, por Policia njofton se gjithçka ka nisur pas një sherri dhe më pas i mitur është goditur disa herë me thikë.

Pa mëshirë, autori e ka lënë të miturin në mes të rrugës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja bëjnë me dije se autori shoqërohej edhe nga një person tjetër.

Ka qenë një kalimtar i rastit që ka gjetur të miturin të shtrirë në tokë dhe të gjakosur. 15-vjeçari ka pasur ende shenja jete dhe kalimtari i ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht i mituri nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

"Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë),  një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit", njoftoi policia. 

Tre orë më pas policia e Shkodrës tha se kishte identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, në rrethana ende të paqarta u plagos me armë të ftohtë (thikë) një 15 vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humb jetën në spital, menjëherë u krijua grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë u shpërndanë në zonë për të grumbulluar informacion me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Shkodër,  identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje' informoi policia në mbrëmje vonë. 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë thikë në sup pa probleme për jetën

Policia thotë se gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital.

Report Tv solli edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa tashmë Policia dhe grupi hetimor kanë zbritur në terren për të zbardhur ngjarjen, motivet, dinamikën, si edhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes.

Ora 22:47
Plagosi për vdekje 15-vjeçarin në Shkodër, Policia arreston autorin

1728930353_shkodervrasja.jpg

Policia ka arrestuar një 15 -vjeçar në Shkodër, pasi plagosi për vdekje me thikë mbrëmjen e sotme një bashkëmoshatarin e tij, po ashtu 15- vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skenderbeg”, në Shkodër, ndërsa shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit mes të rinjve. 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me thikë në sup pa probleme për jetën.

"Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Shkodër, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital", njoftoi policia. 

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut  dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Ora 20:44
Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, u qëllua disa herë me thikë dhe u la në mes të rrugës! Një kalimtar e dërgoi në spital! Autori u largua me një person tjetër

 

Një 15-vjeçar mbeti i vrarë në Shkodër në lagjen ‘Skënderbeg’. Burime për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja bëjnë me dije se 15-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një person tjetër, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë se autori ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe janë larguar sëbashku nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të miturin në mes të rrugës.

15-vjeçari është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka qenë edhe personi që e ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht ai nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ora 20:33
EMRI/ Kush është i mituri që u vra në Shkodër, u qëllua me thikë disa herë

1728930459_Screenshot7.jpg

Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se 15-vjeçari që u vra në Shkodër quhet Emiljano Gjoni. Burime për gazetarin Ergys Kavaja bëjnë me dije se i mituri është qëlluar disa herë me thikë dhe si pasojë  e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Ora 20:26
Policia në terren pas vrasjes së 15-vjeçarit në Shkodër! Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku një 15-vjeçar mbeti i vrarë pasditen e sotme në Shkodër. 

Policia dhe grupi hetimor kanë zbritur në terren për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili është arratisur.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/10/2024 03:01

    Vrasesi duhet te gjykohet si i rritur,jo si minoren dhe e dyta,ai samaritani i mire qe e gjeti ne rruge,me mire te kishte lajmeruar ambulancen se sa e dergoi vete ne spital.Cdo minute eshte e cmuar per jeten kur behet fjale per hemoragji dhe nuk mund t'a levizesh nje te plagosur kur mund te kete hemoragji te brendshme e demtim organesh vitale,kur nuk je paramedik.Ambulancat i kane dhe mjetet dhe personelin e duhur.Njerez mesohuni te lajmeroni sherbimet e emergjences!

    Përgjigju
    • Shkodrani: 15/10/2024 07:52

      Bejne te gjithe ekspertin. Urgjenca eshte 500m nga vendgjarja. Me shume mundesi jete ka patur me e dergu direkt sesa me prit ambulancen gjysem oret.

  • Ngushellime: 15/10/2024 01:04

    Ngushellime familjareve

    Përgjigju
  • neri: 14/10/2024 22:09

    shteti ka pergjegjesi. te rinj me arme te ftohta si ne vitet 90

    Përgjigju
  • Noku: 14/10/2024 21:33

    Ngushëllime familjes. Për sa kohë në shkollë nuk bëhet mësim, armët e ftohta shiten te dyqani ngjit me shkollën e po ashtu edhe droga shitet brenda në shkollë mbetet që popullsia e Shqipëris jashtë burgjeve të shkoje 1 milion në 2030-ën e hyrjes në Europë. Turp për të gjith ne që përfunduam në llum e krenohemi si kodosha me përralla me mbret.

    Përgjigju
  • Djepi Kultures: 14/10/2024 20:32

    Shkodra nga djep i kultures per fat te keq eshte kthyer ne zone problematike ! Riformatim ne universitete dhe kulture

    Përgjigju
    • @o daku: 14/10/2024 22:13

      Injorant, vjell vrer nga goja,vuan nga sindroma e inderioritetit . Pse mos valle do te ndalosh levizjen e lire brenda vendit?

    • O daku: 14/10/2024 20:59

      Ka zbrit gjith malsija ne shkoder .ishte Kur ishte djep I kultures. Se tash osht rjep I lekures.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?