EMRI/ E rëndë në Shkodër, 20-vjeçari mbytet në plazhin e Velipojës

25 Korrik 2023, 10:55| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 11:23

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës, ku një 20-vjeçar është mbytur teksa po lahej në det.

Arlind Sylia është viktima që humbi jetën për shkak të një arresti kardiak, teksa po lahej në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, ku mësohet se i riu sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/07/2023 01:08

    Arresti kardiak te shkakton mbytje.

    Përgjigju
  • Shaqo: 25/07/2023 14:24

    Arresti kardiak nuk eshte mbytje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?