Kronikë

Shkodër/ Fëmija 5-vjeç 'fluturon' nga dritarja e makinës, babai vijon udhëtimin! E çon në spital një shofer i rastit

26 Dhjetor 2019, 17:52| Përditesimi: 26 Dhjetor 2019, 20:09

  • Share

SHKODËR - Pakujdesia e prindit për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një fëmije 5-vjeçar në lagjen 'Skenderbeg' të Shkodrës, ku teksa udhëtonte në makinë me babanë  tij, 5-vjeçari  S.Kurtaj ka hapur xhamin e dritares së pasme dhe ka rënë në rrugë pranë vendit të quajtur Ura e Bardhajve. Ndërkohë babai i 5-vjeçarit, Hilmi Kurtaj nuk e ka vënë re djalin e tij që kishte rënë nga makina dhe ka vijuar udhëtimin me 3 fëmijët e tjerë që ishin në makinë.

Ka qenë një shofer i rastit me një automjet tip 'Benz' i cili ka gjetur 5-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në mes të rrugës, ku më pas e ka marrë dhe e ka transportuar në urgjencën e spitalit të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pak minuta më pas babai 50-vjeçar ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe ka mësuar së fëmijën e ka në spitalin e Shkodrës ku  ka shkuar për të mësuar mbi fatin e tij. Ai ka thënë se nuk e ka ndjerë se fëmija i kishte rënë nga makina dhe kështu kishte vazhduar rrugën për disa kilometra.

Ndërkohë mjeku i Urgjencës së Spitalit të Shkodrës është shprehur se fëmija është në reanimacion dhe ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Deri tani po mbahet nën vëzhgim intensiv të mjekëve dhe nuk mund të thuhet nëse e ka kaluar ende rrezikun për jetën.

Ora 18:44
Ra nga makina, flet mjeku i urgjencës: Fëmija ka marrë plagë pas koke, është në reanimacion

Mjeku i Urgjencës në Shkodër është shprehur se fëmija 5-vjeçar i cili ra nga xhami i pasmë i makinës së babit të tij është në gjendje të rëndë dhe është futur në reanimacion, pasi ka marrë dëmtime në pjesën e pasme të kokës.

Mjeku Astrit Lahi është shprehur se është herët për të thënë nëse e ka kaluar gjendjen kritike për jetën, megjithatë mjekët po bëjnë ekzaminimet e nevojshme herë pas here për të parë gjendjen e tij.

"Gjendja e fëmijës është praktikisht e rëndë si pasojë  e një traume. Pa koshiencë, ishte gjendur nga qytetarët në rrugë. Kishte plagë në pjesën e pasme të kokës dhe me çrregullime të frymëmarrjes. Është në egzaminime në vazhdimësi. Për momentin është në reanimacion. Është herët me fol, se paraqet shenja. E sollën qytetarët të rrëzuar. Nuk kishin as informacion për të. Është paraqitur edhe i ati i cili na ka thënë se ka rënë nga xhami i pasmë. Dëmtimin fëmija e ka pas koke' tha Shefi i Urgjencës, Astrit Lahi.  

Ora 18:10
U gjet në rrugë në gjendje të rëndë pasi ra nga xhami i makinës, flet babai i fëmijës: Nuk e dalluam...udhëtoja me 4 fëmijët


Babai i fëmijë 5 -vjeçar që ra nga xhami i pasmë i makinës, ka shkuar menjëherë në spitalin e Shkodrës, për të marrë vesh mbi djalin e tij.

Ai është shprehur se nuk e ka ndjerë fare se fëmija i ka rënë nga makina dhe ka vijuar rrugën. Ndër të tjera babai 50-vjeçar Hilmi Kurtaj është shprehur se në makinë përveç djalit 5-vjeçar, S.Kurtaj udhëtonin edhe 3 fëmijët e tjerë të tij.

Komento

Komente

  • ARBEN: 27/12/2019 22:22

    e shpeofte ZOTI

    Përgjigju
  • Papapa sa t'sjutit kekan itu: 27/12/2019 07:55

    Po lene mar robin se se ka hedh me dor t'vet..mas i raft kujt, e s'thoni shyqyr qe ka pshtu,po ju jeni njrz negativa pfff

    Përgjigju
  • xXx: 27/12/2019 01:05

    Lereni tjetrin ore komentuesa "te persosur" ne hallin qe e ka zene...

    Përgjigju
  • Ilir1: 26/12/2019 23:18

    O Zot ki meshire shpetoje femijen e pafajshem! Po njerezit e tjere cfare nuk bejne te jene mundesine te behen prinder, dhe ky nuk kishte vetem 1 femije te pa siguruar me rrip por edhe 3 te tjere me vete. I lashte Zoti familjen! Njerez te tille nuk e meritojne te jene prinder nuk e kane idene cfare fati ju ka dhene Zoti. Ishallah shpeton femija

    Përgjigju
  • Ilir: 26/12/2019 23:01

    O Zot shpetoje djalin e vogel!

    Përgjigju
  • dudi: 26/12/2019 21:09

    keka kompletu shkodra edhe mr. Bean! ikyt qytet e ka lakmi edhe hollywood...ec aty ta marrsha

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/12/2019 20:54

    A është arrestuar ai ”baba”idiot, policia duhet ta arreston at njeri...!!!

    Përgjigju
  • YYY: 26/12/2019 20:41

    Dhente Zoti shpeton femija! Per te jatin cfare te thuash, nje kefshe qe drejton makinen!

    Përgjigju
  • eri: 26/12/2019 20:17

    ka dicka qe nuk shkon ketu....po femijet e tjer nuk e kan pa qe vllai ka rene nga dritarja???policia duhet te hetoj

    Përgjigju
    • lazri: 26/08/2020 09:25

      ke te drejt

  • Baba torrollak.com: 26/12/2019 19:07

    Ky mashkull nuk e meriton emrin babe,hajde dru me pre.Ketij ash gjynaf me i dhane buk gruni te lodhesh te harxhosh korent,transport,me site miellin ketij tja japish kacarrum pa e blu fare.Edhe arusha kur leviz me klysht e vet ne pyll kthen koken herepashere.Zoti e shpetofte femine e pafajshem.

    Përgjigju
  • Toro: 26/12/2019 18:55

    Ku i keni serdilet e siguris per femi.apo I shef si ne Afrik

    Përgjigju
  • Unë: 26/12/2019 18:47

    Babai debil po e po, po dhe 4 fëmijët e tjerë që nuk i thanë asgjë...

    Përgjigju
  • Emi: 26/12/2019 18:46

    Femija pa rryp ne makin.

    Përgjigju
  • Adi: 26/12/2019 18:17

    A baballar e baballar legen se nuk I lidhni femijen se peroni ti lidhni ne karriken e tyre dhe ata hapin xhamin dhe .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?