Policia në Shkup

Kosova & Rajoni

Tronditet Shkupi/ Qiramarrësi ekzekuton pronarin e shtëpisë dhe i plagos djalin e mitur, më pas vret veten

24 Mars, 13:44| Përditesimi: 24 Mars, 13:53

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Volkovë të Shkupit, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri. Sipas Alsat, një qiramarrës ka qëlluar disa herë pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe ka plagosur djalin e tij të mitur.

Pas krimit të rëndë, ai i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten. 

“Rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vollkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. nga plagët e marra kanë vdekur në vendngjarje. 

Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen. I plagosur ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. M.N. është autor i mundshëm i vrasjes”, thonë burimet nga ministria e Punëve të Brendshme. 
 

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?