Në foto, momenti pas vrasjes së 11-vjeçarit në fushë

E rëndë në Spanjë, 11-vjeçari vritet gjatë lojës së futbollit në fushën e qytetit! Autori e qëlloi aq herë sa kishte dhe moshën

19 Gusht, 09:04| Përditesimi: 19 Gusht, 09:10

  • Share

Madrid- Futbolli është lojë sportive, por jo në pak raste përfundon edhe në incidente me bilanc tragjik.

I tillë ka qenë ai që ka ndodhur dje në Spanjë, në një fushë të gjelbërt në Mocejon të Toledos, qarku i Madridit. Një djalë 11-vjeçar u godit me thikë për vdekje pas një sherri (18 Gusht).

Ngjarja ka ndodhur në orën 10:00 të mëngjesit, në qytetin e Toledos. Roja Civile konfirmoi krimin dhe tha se ka nisur kërkimet për autorin e dyshuar. Fusha e futbollit “Ángel Tardío”, ndodhet në Mocejón, një qytet në Toledo, me rreth 5000 banorë.  

I mituri i identifikuar si Mateo, po luante futboll me shokët e klasës, teksa sipas dëshmive të marra nga autoritetet e rajonit në Castilla-La Mancha, agresori, i cili ishte me kapuç, iu afrua grupit dhe e goditi viktimën 11 herë me thikë (aq sa vjeç ishte).

“I mituri pati arrest kardiorespirator përpara se shërbimet e urgjencës ta ndihmonin. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, Mateo nuk mundi të shpëtonte. Banorët e qytetit, përfshirë kryebashkiakun Conchi Cedillo, janë mbledhur në vendngjarje për të shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre”, raportoi gazeta sportive “AS”.

Kërkimi për autorin po zhvillohet nga toka dhe ajri, teksa besohet se i dyshuari mund të ketë ikur me një “Ford Mondeo” ngjyrë gri.

“I gjithë qyteti është thyer nga dhimbja”, njoftuan autoritetet bashkiake.

Roja Civile spanjolle duke shkuar në vendngjarje

Ndikimi i krimit ka qenë i thellë në komunitet. Kryebashkiaku i Mocejón, Concepción Cedillo, ka shprehur refuzimin total të asaj që ndodhi, duke theksuar dhimbjen e pamasë që ndjen qyteti për humbjen e një fëmije të pafajshëm.

Familja e të miturit ka kërkuar kujdes dhe respekt në këtë kohë të vështirë, duke kërkuar që të shmangen thashethemet e pabaza. Tezet e djalit ishin pranë fushës së futbollit në momentin e sulmit dhe dëgjuan një djalë që bërtiste se shoku i tij ishte vrarë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?