Foto arkiv

Kosova & Rajoni

E rëndë në Suharekë të Kosovës, dera e oborrit zë poshtë motër e vëllai! Djali 8 vjeçar humb jetën, 6 vjeçarja rëndë në spital

7 Gusht 2023, 23:41| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 23:45

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Vraniq të Suharekës, në pjesën verilindore të Prizrenit në Kosovë

Dy fëmijë njëri 8 dhe tjetri 6 vjeç I ka zënë poshtë dera e oborrit. Për pasojë njëri, djali 8 vjeçar ka humbur jetënm ndërsa motra e tij gjashtëvjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar për mediat e Kosovës nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se tetëvjeçari ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, ndërkaq gjashtëvjeçarja është dërguar në QKUK.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur reth orës 15:20 të 7 gushtit 2023.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?