MAQEDONI E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çollopek të komunës së Bërvinicës në Tetovë ku janë vrarë 2 persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se një 60 vjeçar i identifikuar si I.I është arrestuar nga policia si autor i dyshuar për vrasjen e 2 kushërinjve të tij dhe plagosjen e një tjetri.
Dyshohet se shkak për vrasjet është bërë sherri për një vendparkim mes kushërinjve, të cilët mësohet se kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin edhe më herët.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tetovë. Policia e Maqedonisë së Veriut bën me dije se për vrasjen e 2 personave në fshatin Çellopek është arrestuar 60 vjeçari I.I. Ky i fundit mësohet se ishte kushëri me viktimat.
“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.