Theth

E rëndë në Theth, 31-vjeçarja gjermane bie në greminë dhe vdes! Po eksploronte zonën bashkë me një turist

12 Tetor 2023, 17:54| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 18:11

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Theth, ku një 31-vjeçare gjermane ka ndërruar jetë pasi ka rënë në greminë, teksa po bënte ecje bashkë me një turist. 

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, ku turistja gjermane me iniciale R.P ka rrëshqitur dhe ka rënë në greminë.

Si pasojë e plagëve të marra, 31-vjeçarja ka humbur jetën.

Mësohet se e reja ishte duke u ngjitur në mal, bashkë me një tjetër turist gjerman teksa ka humbur jetën tragjikisht.

Shërbimet e Policisë Shkodër, me të marrë njoftimin janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?