Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Tiranë/ 9-vjeçarja bie nga ballkoni, dërgohet me urgjencë në spital

1 Qershor 2021, 09:51| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 09:56

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë 9-vjeçar ka rënë nga ballkoni i shtëpisë ku banonte. 

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Migjeni”, teksa në njoftimin e policisë nuk specifikohet se në cilin kat jetonte. Mësohet se fëmija është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

"Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?