I mbështjellë me çarçaf në kuti! Gjendet një foshnje e pajetë në koshin e mbeturinave, nëna: Nuk kisha para për funeralin (VIDEO)

18 Gusht 2020, 13:46| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 16:58

  • Share

TIRANË- Një foshnje e pajetë është gjetur e hedhur pranë një koshi mbeturinash. Foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni e mbështjellë me një çarçaf dhe është gjetur nga një person që mbledh kanaçe, në lagjen "Ali Demi" mbrapa marketit të vjetër.

"Policia ka ardhur rreth orës 1 e gjysmë. Ishte kutia, brenda në kuti ishte fëmija dhe ishte mbështjellë edhe me çarçaf dhe ishte shkruajtur seksi mashkull", deklaron njëra nga banorët e zonës.

Burime për "Report Tv", bëjnë me dije se bebja ka lindur i vdekur në muajin e 7 të shtatzanisë dhe është hedhur në kazanat e mbeturinave. Nëna e foshnjës së pajetë është identifikuar 32 vjeçarja me iniciale H. M. 

Foshnja e gjinisë mashkullore është transportuar drejt morgut. Banorët e zonës shprehen se policia ka arritur në orën 1, por nuk e kanë parë momentin kur është lënë foshnja tek koshi i mbeturinave.

Pasi u shoqërua në polici, e ëma e foshnjes ka deklaruar se nuk kishte para për të paguar funeralin, prandaj e ka lënë atë në koshin e mbeturinave. 

Kutia ku e kishin futur foshnjen e pajetë

Kazanët ku u gjet foshnja e pajetë

Ora 16:34
Foshnja lindi i vdekur, nëna zbulon arsyen tronditëse se pse e hodhi në kazanin e plehrave

1597752293_Screenshot2.jpg

Një foshnje e pajetë u gjet i hedhur në një kazan mbeturinash në lagjen 'Ali Demi' në Tiranë.

Foshnja është gjetur nga një person që mblidhte kanaçe brenda një kutie, i mbështjellë me një çërçaf ku shkruante se ishte i seksit mashkull.

Nëna, 32 vjeçarja me iniciale H.M., banuese në Gjirokastër, është shoqëruar nga policia.

Ajo ka treguar se bebeja kishte lindur i vdekur në muajin e shtatë të shtatzënisë. E ëma ka deklaruar në polici se nuk kishte lekë për të paguar funeralin, prandaj ka vendosur që ta hedhë tek koshi i mbeturinave.

Ora 15:17
U gjet i pajetë në koshin e mbeturinave, identifikohet nëna e foshnjës

1597752293_Screenshot2.jpg

Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore. Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, 32 vjeçaren me iniciale H.M.

Nëna e foshnjës së pajetë është banuese në Gjirokastër.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/08/2020 03:03

    Ne radhe te pare, mos e shani kete grua,femra eshte zonje e trupit te saj,dhe vendos vete nese do apo jo femije dhe I merr vendimet vete.Ne radhe te dyte ,autopsia e percakton nese femija lindi I gjalle ose jo.N.q.s.ka ajer ne mushkeri ka lindur I gjalle.Nese ka shenja asfiksie e distresi ne organizem atehere eshte vrare.Kjo pastaj eshte ceshtje e ligjit dhe drejtesise.Shteti duhet te ndihmoje ne rastet kur njerezit nuk kane mundesi financiare per funerale,jo vetem per bebe por dhe per te ritur.Ne kete rast krematoriumet ose dhurimi I trupit per studentet e mjekesise do ishte opsioni me I mundshem dhe me I lire.

    Përgjigju
  • Krimineli: 18/08/2020 17:49

    Hajde komente hajde direkt ne sulm foshnja ka lind i vdekur ska as emer as id me e varros ne tr i vend varrimi kushto sa qimet e kokes.! Kshu qe ca duhet te bonte? Ajo se ka vra ai ka lind i vdekur, ene boni icik me kujdes me kto epitetet bushter etj

    Përgjigju
    • Avdyl: 18/08/2020 19:34

      Mos fol idiotsira.mund te shkonte ne nje fush apo mal ta haptenje grop e ta carriste.hedhja e femijes ne kosh te plehrave esht nje perbuzje e jetes e ti qe e justifikon je nje mbeturin si e ema qe smeritoni te jetoni.

  • Mos: 18/08/2020 16:10

    E fal kete bushter o zot. Nuk justifikohet sido qe ta kete pas hallin

    Përgjigju
  • Altin: 18/08/2020 15:30

    E çmendur? Sma merr mendja. Kafshe???? Kafsha kurre nuk e mbyt ose e braktis kelyshin. Nje plere ose nje funderrine mund ta bej kte. Nje frmer e cila nuk e meriton te behet “nene” te bekohet me nje femije. Por Depresioni Postpartum e paska cmendur pleren saqe beri kte xhest antihuman. Nje pyetje kam ne mendjen time? Pse nuk vrau veten personi qe e hodhi ,ai / ajo. Zoti ja marrte hakun aty ku eshte.

    Përgjigju
    • Name: 18/08/2020 19:08

      E tmerrshme! Me siguri ka pase nje femije te pa deshiruar ose jasht-martesor dhe mund ta kete mbytur qe ne bark pa ber 9 muaj per te shmangur opinionin publik. Sa per kafshet, Derri, Macja, Lepuri etj i mbysin te vegjlit e tyre ne disa raste, sidomos lepuri femer gjate heres se pare.

  • Mario: 18/08/2020 14:40

    O kurva, ka njerez qe sbejn dot femij ndersa ju kurva i hidhni ne plehra, o baxhella.

    Përgjigju
  • Allah--ekber: 18/08/2020 14:00

    Atyre qe kane bere kete veprim shpirti ne xhenem i shkofte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?