Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Tiranë/ Po çmontonte bolierin e ujit, por i ra në kokë, ndërron jetë 52-vjeçari

25 Maj, 13:20| Përditesimi: 25 Maj, 13:21

  • Share

Tiranë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën "Myslym Shyri", Tiranë.

Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë teksa po merrej me një rregullim në një shtëpi.

Sipas njoftimit të bluve bëhet me dije se 52-vjeçari teksa po çmontonte bolierin e ujit i ka rënë në kokë duke i shkaktuar edhe vdekjen.

 “Më datë 24.05.2025, në rrugën "Myslym Shyri" duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?