Foto nga vendi i ngjarjes

Bota

E rëndë në Turqi/ 16-vjeçari vret dy policë, arrestohet

8 Shtator, 22:55| Përditesimi: 8 Shtator, 22:58

  • Share

Një nxënës 16-vjeçar i shkollës së mesme ka sulmuar një stacion policie me një pushkë gjahu në Turqinë perëndimore të hënën, duke vrarë dy oficerë policie, kanë njoftuar autoritetet.

Guvernatori i provincës së Izmirit, Suleyman Elban, ka thënë se dy oficerë të tjerë policie dhe një civil u plagosën në sulmin në lagjen Balcova të Izmirit.

Sulmuesi është arrestuar dhe motivi i sulmit po hetohet, tha Elban.

Mediat lokale raportuan se adoleshenti, i cili nuk është identifikuar, është ndaluar nga policia pasi u qëllua në këmbë.

Në raportime thuhet po ashtu se adoleshenti ka kryer sulmin vetëm disa ditë pasi është liruar nga paraburgimi, si shenjë hakmarrje për keqtrajtim në stacionin e policisë.

Por Elban ka mohuar se ai kishte një precedent të mëparshëm penal.

Sulmuesi jetonte në të njëjtën rrugë me stacionin e policisë dhe ka përdorur një pushkë gjahu që i përkiste babait të tij gjatë sulmit, sipas zyrtarëve.

Sulmuesi fillimisht ka qëlluar dhe vrarë një oficer policie që po bënte roje përpara stacionit.

Viktima e dytë ishte një kryeinspektor policie i cili u vra në një përleshje që ka pasuar, kanë thënë zyrtarët.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?