Vendi ku ndodhi vrasja dhe Paulin Harusha

Bota

E rëndë/ Shqiptari në Kanada vritet me armë në makinë (EMRI+FOTO)

16 Shtator, 10:46| Përditesimi: 16 Shtator, 11:05

  • Share

Kanada- Një 43-vjeçar nga Shkodra është vrarë me armë zjarri në Toronto, Kanada.

Viktima i identifikuar si Paulin Harusha -baba i dy fëmijëve, u gjend i pajetë në një automjet pranë Victoria Park Avenue dhe Meadowacres Drive pak para mesnatës të së shtunës.

Sipas autoriteteve kanadeze autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë tip SUV me ngjyrë të çelët përpara se të mbërrinin oficerët.

Në një konferencë për shtyp të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos deklaroi se motivi i krimit mbetet ende i panjohur.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë policinë.

Foto: Paulin Harusha

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Risi: 16/09/2025 13:13

    Ka ken shum negativ tu u hap bethsh demek se kush asht po ta fik automatin dikush

    Përgjigju
    • O ris: 16/09/2025 14:41

      Ku u hapte bethsh?? N Kanada?

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?