Pamje nga sulmi dhe shpëtimi

E rëndë, tentuan ta mbysnin me lidhëse këpucësh teksa po qëndronte në stacion, gruaja shpëtohet mrekullisht nga një kalimtar ‘hero’ në Miami

7 Janar 2022, 10:11| Përditesimi: 7 Janar 2022, 10:12

  • Share

SHBA- Pamje të rënda janë regjistruar nga kamerat e sigurisë pranë një stacioni autobusi në Miami, pasi një burrë ka tentuar të mbysë me lidhëset e këpucëve një grua.

Ishte 27-vjeçari, Aaron Quinones, 27 vjeç, ai që ka mbështjellë qafën e vajzës së re, teksa ajo qëndronte e qetë e ulur në stacion.

Nga pamjet e publikuara, duket sikur dyshja nuk njihej, ndërsa mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 janar rreth orës 11:00.

Gruaja i shpëtoi këtij sulmi të papritur nga një kalimtar, i cili menjëherë sapo pa ngjarjen që po zhvillohemi u afrua dhe tërhoqi burrin për të ndaluar.

Policia mbërriti disa minuta më vonë dhe i vuri prangat Quinones, ndërsa ende nuk dihen arsyet e sulmit.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?