Foto ilustruese

E renduar situata epidemiologjike në vend, hynë në fuqi masat e reja anti-COVID në Maqedoni

18 Dhjetor 2020, 10:19| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 10:25

  • Share

MAQEDONI- Shume shtete në botë në prag të festave të fundvitit po ndërmarrin masa të reja anti-COVID me qëllim shmangien e një vale të tretë të infeksionit. Edhe në Maqedoni qeveria ka miratuar masat shtrënguese të reja, te cilat hynë në fuqi ditën e sotme.

Masat e reja shtrënguese kanë ardhur i pasojë i propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) në vend pas studimit të situatës epidemiologjike , e më pas ato janë miratuan nga qeveria.

Ato konsistojnë në mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 18:00, ndalimin e grumbullimeve të personave për aktivitete të ndryshme ashtu edhe mbledhjet familjare për festat e fundvitit.

Në Maqedoni numri i infektimeve dhe i viktimave nga koronavirusi është i lartë duke e bërë të domosdoshme ndërmarrjen e masave për të mbajtur situatën nën kontroll, ao do të qëndrojnë në fuqi deri në 20 janar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?