Një emigrant shqiptar në Athinë të Greqisë është sulmuar brutalisht nga një grup personash me origjinë shqiptare dhe greke, të cilët më pas edhe e kanë grabitur.
Shqiptari, viktima e kësaj ngjarjeje, ka kallëzuar incidentin e rëndë në policinë greke.
30-vjeçari sqaroi se gjithçka ndodhi rreth orët 15:40 ditën e hënë, ku teksa po udhëtonte me motorin e tij, një makinë e tipi “Volkswagen” i preu rrugën.
Nga automjeti i bardhë, sipas shqiptarit doli një burrë trupmadh i zhveshur nga mesi e lart, i cili filloi ta qëllonte duke i kërkuar gjithçka që kishte me vete.
Në të njëjtin moment u shfaq edhe një makinë e dyte, e tipit “Smart” nga e cila dolën edhe dy persona të tjerë.
Shqiptari i kallëzoi policisë se sapo ata 2 mbërritën, e qëlluan në të gjitha pjesët e turpit duke folur në gjuhën shqipe dhe greke.
Autorët ende të paidentifikuar i rrëmbyen 2 varëse floriri, kuletën dhe çelësat e motorit dhe telefonin.
Shqiptari arriti të largohej duke vrapuar nga vendi i ngjarjes dhe menjëherë i është drejtuar policisë, për të kallëzuar ngjarjen.
Policia greke ka nisur hetimet.