Foto ilutsruese

Kronikë

Gruaja vdes në spital në Tiranë, vëllai denocon kunatin për dhunë

27 Mars 2018, 16:35| Përditesimi: 27 Mars 2018, 17:29

  • Share

Një 51-vjeçare ka humbur jetën në QSUT në Tiranë pasi vuante nga tensioni i lartë.

Më 21 mars 51-vjeçares me inicialet A.GJ, i ka rënë të fikët në rrugën “Margarita Tutulani”.

Bashkëshorti i saj e ka marrë dhe e ka dërguar me shpejtësi në QSUT, por ndërkohë vëllai i 51-vjeçares ka bërë kallëzim në polici, me pretendimin se motra e tij është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht nga burri, çka sipas tij ka qenë edhe arsyeja përsa i është ulur tensioni dhe i ka rënë të fikët.

Policia ka verifikuar rastin nëpërmjet kamerave të sigurisë në zonë dhe disomos momentin kur 51-vjeçares i ka rënë të fikët në rrugë, ku ka rezultuar se bashkëshorti i saj nuk e ka dhunuar, por sapo e ka parë e ka çuar me shpejtësi në spital.

Gruaja humbi jetën në QSUT dhe sipas mjekëve shkak ka qenë tensioni i lartë.

Për sa i përket denoncimit të vëllait të 51-vjeçares, policia thotë se nuk është ushtruar dhunë, por gjithsesi materialet janë referuar në prokurori.

Komento

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 27/03/2018 18:21

    Futeni në burg ktë kriminel ordiner mos e lini të lir në rug . Po ishalla kafshon nga një nga kta kriminelat e drejtësis.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?