Drejt Punës

E rrallë! Krijoi kopshtin e fluturave në Mjedë, flet Marko Prendi në 'Një nga ne': Jam i vetmi në Ballkan

11 Qershor, 20:31| Përditesimi: 11 Qershor, 20:34

  • Share

Është 26 vjeç, por ka ndërmarë një iniciativë të rrallë, jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Ballkanin. Kopshti i fluturave është hapur në shkurt të 2024-s në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, por ky nuk është synimi final i Marko Prendit.

“Jam shumë i apasionuar pas çdo gjëje të gjallë. Kam studiuar Biologji Mjedisi në fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Jam i lidhur shumë me insektet, veçanërisht me fluturat.

Nga hulumtimet që kam bërë jam i vetmi në Shqipëri dhe Ballkan që kam kopsht fluturash. Ne biologët, kemi një profesion ku bëjmë qejf dhe paguhemi. Dua të arrij të kem një bar të vogël ku njerëzit të vinë dhe të konsumojnë diçka në praninë e fluturave. Gjithashtu t’ju jap guidë studentëve për pjesën e insekteve, fluturave veçanërisht”, tregon shkodrani teksa shpjegon më tej procesin e metamorfozës.

“Etapat janë vezë, vemje, pupë dhe flutur. Është një art i natyrës”, shton më tej.

Sipas tij kjo punë të fal emocione, adrenalinë dhe kënaqësi. Për të përballuar shpenzimet dhe për të ndihmuar në zgjerimin e kopshtit, punon në një call center. Megjithatë, nuk lë pas dore as daljen në terren për gjueti fluturash.

"Ashtu si pasioni i peshkatarit që qëndron me orë të tëra për të kapur peshqit, ashtu dhe unë qëndroj me orë të tëra në një vend për të kapur flutura", shprehet Marko.

Dalja në terren nuk shkoi keq as këtë herë. Gjeti 2 specie të reja për të cilat hulumtimi shkencor dhe shtimi në kopsht do t’i marrë pjesën tjetër të kohës.

“Periudha më kulminante vjet ishte korriku dhe gushti, ku arrita të rrisja 1000-1500 flutura. Ishte përrallore”, tregon mes të tjerash.

Emisionin “Një nga ne”, mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00, në ekranin e “Report Tv”.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?