Safina Namukwaya

E rrallë! Lindi binjakët në moshën 70-vjeçare, kush është 'nëna më e vjetër e Afrikës'

5 Dhjetor 2023, 08:28| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 08:30

  • Share

Një grua 70-vjeçare ka sjellë në jetë binjakë në një spital në Ugandë. Safina Namukwaya lindi një djalë dhe një vajzë me operacion cezarian në një qendër fertiliteti në kryeqytet, Kampala, pas trajtimit IVF.

Fekondimi in vitro, i quajtur edhe IVF, është një seri komplekse procedurash që mund të çojnë në shtatzëni. Safina, e cila është një nga gratë më të vjetra që ka lindur, tha për mediat lokale se ishte një “mrekulli”.

Ndërsa, spitali deklaroi se lindja ishte më shumë se një “sukses mjekësor; ka të bëjë me forcën dhe qëndrueshmërinë e shpirtit njerëzor”.

Zakonisht gratë kalojnë menopauzë midis moshës 45 dhe 55 vjeç. Fertiliteti bie rreth kësaj kohe, por përparimet në mjekësi kanë bërë të mundur që ato të lindin.

Fekondimi in-vitro (IVF) është një nga disa teknika. Gjatë procesit një vezë hiqet nga vezoret e një gruaje dhe fekondohet me spermë në një laborator.

Veza e fekonduar, e quajtur embrion, më pas futet në barkun e një gruaje për t’u rritur dhe zhvilluar.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?