E rrallë, pacienti me tumor në tru zgjuar gjatë operacionit! Neuroanestezisti tregon për Report TV detajet nga ndërhyrja e vështirë

23 Janar 2023, 20:11| Përditesimi: 23 Janar 2023, 21:07

  • Share

TIRANË- Para pak ditësh në spitalin e neurokirurgjisë u krye një operacion i rrallë ku një djali vetëm 24-vjeç iu hoq tumori me anestezi zgjuar.

Për Report Tv neuroanestezisti Kliti Pilika tregon dhe ndan me ne detaje nga ky operacion.

“Këto lloj operacionesh që bëhen zgjuar janë që pacienti të dëmtohet sa më pak , të ketë edhe funksionet ifine në jetë, prandaj bëhet zgjuar. Është diçka e vështirë dhe për kirurgun dhe anestezistin se kuptohet se një pacient zgjuar mund të bëj gjëra të padëshiruara dhe për veten e tij dhe për ne, por me përgatitjen psikologjike që bëhet dhe me medikamentet qè përdorën këto gjëra janë minimale aq sa me atë eksperiencën tonë të shkurtër nuk ka ndodhur. Pacienti vihet në gjumë derisa bëhet hapja e kokës pastaj duke pasur avantazhin që truri nuk dhemb, pacienti zgjohet, është dikush, psikologu që i bën disa pyetje në mënyrë që kur fillon pacienti të shekullohen mendimet atëherë kirurgu ndalon. Arsyeja është që pacienti të zgjohet me gjithë funksionet e veta. Në bazë të tipit të pacientit psikologu përgatit pyetjet që do t’i bëj. Pyteje të zakonshme çfarë ke qejf, çfarë zanati ke? Dhe kur Pacienti fillon të çshekkullon përgjigjiet atëherë i thuhet kirurgut stop, psh. ka ndoshur që një tenor ka kënduar gjatë operacionit. Në Holland. Në rastin specifik pacienti ishte në forcat e rendit dhe iu bën pyetje rreth punës së tij. Operacioni shkoi mirë. Pacienti qëlloi edhe psikologjikisht në rregull dhe i përgatitur. Aq sa të nesërmen pacienti ishte duke na ikur nè shtëpi se ishte mirë fare. Në fillim e kishte të vështirë dhe pastaj u bvind që nuk do të kishte asnjë shqetësim. Iu hoq tumori nga koka. Ky operacion nuk është i shpeshtë dhe ne e kishim të vështirë se nuk e kemi rutinë. Operacioni zgjati dy -3 orë. Koha e zgjuar e pacientit gjysëm apo treçerek ore sepse nuk është gjithë kohën zgjuar. Në Fillim vihet në gjumë pastaj zgjohet.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?