Një sukses i furishëm, ka përfshirë kompaninë katalanase Rechapados Ferrer, prodhues i 80% të bordeve të shahut që shihen në serinë e njohur në Netflix ‘’The Queen’s Gambit’’. Ashtu si kundërshtarët e protagonistes së serisë, pronari i kompanisë David Ferrer dhe ekipi i tij janë mjaft të habitur nga kjo kthesë e ngjarjeve. Ata shprehen se gjatë bllokimit nga pandemia porositë filluan të rriteshin, dhe kompania mendoi se kjo rritje kërkese vinte si rezultat i situatës, dhe sepse njerëzit kalonin shumë kohë mbyllur në shtëpi. Por më pas një nga punonjësit pa trailer-in e serisë dhe njohu bordet e kompanisë".
Kompania u themelua në vitet 1950 dhe ndodhet në La Garriga, një fshat i vendosur rreth 30 kilometra nga Barcelona. Edhe pse shumë ishin skeptikë se një serial shahu do të kishte sukses ‘’The Queen’s Gambit" i tejkaloi pritshmëritë duke u kthyer në serialin e vitit.
Rechapados Ferrer është ende një biznes familjar me 14 punëtorë të cilët tani duhet të punojnë jashtë orarit për të riorganizuar prodhimin që të përmbushin kërkesën e madhe. Porosite e tyre kanë kaluar nga 20,000 njësi në vit në 40,000 në vetëm tre muaj duke rritur ngarkesën e punës .
Kompania ka kufizuar porositë e klientëve dhe është duke u riorganizuar në mënyrë që t'i dorëzojë të gjitha porositë në kohë". Bordet e shahut janë një prodhim artizanal.
Artizanët qepin dhe presin manualisht shirita të hollë të kompensatës për të formuar fushën e lojës. Të tjerët ngjisin dhe vendosin kornizat e bordeve. Pastaj ka kontrolle të cilësisë dhe paketim dore. Duhen rreth dy vjet për ti mësuar një punonjësi të gjithë procesin e prodhimit.
Në kohën e krizës ekonomike të vitit 2008, kompania kishte ardhur një hap larg mbylljes, por me pandeminë situata ka ndryshuar totalisht. Prodhimi i bordeve të shahut është vetëm një pjesë e biznesit të kompanisë, e cila është e specializuar në përpunimin e drurit.
Pronari i kompanisë Ferrer thekson se Netflix kurrë nuk i kontaktoi ata drejtpërdrejt, po bordi i shahut ju shit një klienti gjerman".
Duke pasur një historik klientele të rregullt, kompania nuk shet direkt tek individët. Sidoqoftë, popullariteti i shahut është rritur deri në atë pikë sa disa njerëz vijnë në La Garriga për të marrë një nga seritë bordeve të shahut, madje duke u kënaqur edhe me modele me defekte në prodhim. Përveç serialit ‘’The Queen’s Gambit’’, bordet e prodhuara nga kompania e Ferrer përdoren gjithashtu në gara ndërkombëtare, përfshirë kampionatet botërore.
O rrote, keto quhen tabela shahu, jo borde, t'u bofte halla! Sa te mire qe jeni ju te KARlos
Përgjigju