Kaden Koebecke dhe familja e tij

Bota
Lifestyle

E rrallë/ Profesori i shpëton jetën nxënësit të tij duke i dhuruar veshkën

17 Gusht 2018, 12:46| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 12:52

  • Share

Një histori po aq e trishtë sa edhe e bukur ka bashkuar jetën enjë mësuesi me familjen Koebecke. Një nxënës i klasës së gjashtë mundi të fitonte një shans të dytë për të jetuar, pasi mësuesi i tij i dhuroi veshkën.

Kaden, djali i familjes Koebecke u diagnostikua me sëmundjen e veshkave që në moshën 2-vjeçare. Në moshën 5-vjeçari ja dhuroi i ati veshkën por trupi i tij e refuzoi organin brenda një javë duke u vendosur në dializë për një periudhë të gjatë kohore.

Teksa vitet kalonin, gjendja e të voglit përkeqësohej dhe në moshën 12-vjeçare mjekët  thanë se Kaden kishte nevojë për një transplant tjetër, po nga një donator i gjallë.

Mësuesi i teknologjisë në Akademinë Kristiane në Grace, William Wilkinson vendosi t’i dhuronte veshkën e tij, pasi sipas tij, ndihej i detyruar. Kjo, për shkak se i biri i mësuesit mundi të fitonte ndaj të njëjtës sëmundje kur ishte vetëm 2 vjeç. 44-vjeçari vendosi të bënte analizat dhe kur mësoi se mund t’ia dhuronte veshkën nxënësit të tij, ishte aq i lumtur sa vendosi t’ia jepte vetë lajmin familjes Koebecke. Transplanti i veshkës u bë ditën e martë në Spitalin Egleston dhe rezultoi me sukses.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?