Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurimit "arrest në burg" për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.
Rolin kryesor në vrasje dyshohet se e ka Fatjon Bushgjokaj me origjinë nga Tropoja dhe një personazh mjaft i njohur për blutë. Më herët ai ka pranuar se 23-vjeçarin e ka njohur në Gjermani, dhe bashkë punuan muaj më parë në trafikun e drogës. Bushgjokaj ka pranuar mes hetuesve se me Dobrën kishin nisur konflikte në biznesin e errët të drogës, por që sipas tij janë sqaruar.
Renis Dobra u mbyt me litar mbrëmjen e 8 korrikut, pasi fillimisht u mor peng. Trupi i tij u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Policia zbardhi vrasjen me pamje kamerash, të cilat i çuan te makinat me qira që grupi mori për disa ditë me radhë për kryerjen e krimit. Në kërkim për ngjarjen janë 2 vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.
Komente
