Foto ilustruese

Kronikë

E RËNDË në Lushnje, kamioni merr para 53-vjeçarin me biçikletë, vdes në spital

8 Mars 2019, 08:31| Përditesimi: 8 Mars 2019, 08:58

  • Share

Një 53-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një kamion teksa ishte duke lëvizur me biçikletë. Aksidenti tragjik ndodhi gjatë natës në aksin rrugor Lushnje-Fier.

B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë, drejtonte një kamion tip "Iveko" ka aksidentuar 53-vjeçarin me inicialet N.N, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, i dëmtuari ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

Policia thotë përmes një njoftimi paraprak se u arrestua drejtuesi i kamionit, ndërsa "materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 08/03/2019 08:45

    Ngushellime familjes, por c'faj ka shoferi qe bicikleta leviz ne autostrade?! Dhe jam i sigurte qe viktima s'ka patur asnje sinjalizues ne biciklete dhe ne trup, sikur shume kembesore dhe çikliste te tjere qe i shohim perdite neper rruget e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?