E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë 13-vjeçari brenda garazhit të banesës në Babrru! Dyshohet se u asfiksua

19 Korrik 2023, 16:20| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 18:42

  • Share

TIRANË-  Një i mitur 13 vjeç u gjet i pajetë brenda garazhit të familjes së tij në Babrru të Tiranës. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure dhe familjarët e gjetën të miturin e pajetë, të shtrirë përtokë pranë makinës rreth 1 orë pasi po e kërkonin. Fillimisht dyshohet se fëmija ka hyrë brenda në garazh, ka mbyllur derën dhe ka dashur të punojë në mjetin e dëmtuar. Tentativa e shpeshtë për ta ndezur edhe pse me baterinë difektoze ka mbushur ambjetin me substanca kimike. Dhe kjo mendohet të ketë ndikuar deri në asfiksi.

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia", njofton policia. 

Ka qënë vetë prindi, babai ai që denoncoi në polici dyshimet e tij rreth vdekjes së djalit. Ditë e fundit babë e bir kanë punuar bashkë të makina. Kur hyri në garazh u përball me një aromë të rëndë, dhe djali mund të jetë asfiksuar nga një reaksion që shkakton bateria e makinës. Garazhi, nga ana tjetër, sipas burimeve nga policia, ishte i mbyllur dhe i paajrosur, çfarë mund ta ketë rënduar gjendjen e djalit, deri në humbje jete.  

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa është autopsia që do të përcaktoj të saktë shkakun e vdekjes së 13-vjeçarit, i cili u transportua në morgun e Tiranës.

Ora 16:53
DETAJE/ 13-vjeçari ndërroi jetë nga asfiksia, kishte mbyllur derën e garazhit! Familjarët se dinin ku ishte

1689776628_8ec32d6d12f146f6a03d542dfddbbc94.jpg

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Tiranë, ku 13 vjeçari dyshohet se humbi jetën nga asfiksia. Familjarët në fillim nuk e kanë kuptuar se ku ishte, pasi e kanë kërkuar e kanë gjetur të shtrirë pa shenja jete në garazh, pranë makinës. E kishte mbyllur derën e garazhit, dhe ambienti ishte i pa ajrosur.

Ora 16:39
'Ishte me të atin.. ' Detaje nga ngjarja e rëndë në Babrru, fëmija 13 vjeç dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës

1689776948_23851638785879.jpg

Gazetari i Report TV, Sokol Dema, zbulon detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në mesditë në  Babrru.

I mituri është gjetur jashtë makinës. Ai ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur kanë edhe një servis makinash. Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.

I mituri është gjetur i pajetë nga familjarët dhe shumë detaje nga zhvillimi i ngjarjes pritet të sqarohen.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 19/07/2023 17:28

    Shpirti i tij ne parajse!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?