Spitali i Traumës

E rëndë në Tiranë, bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 11-vjeçarja

3 Korrik 2022, 09:12| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 09:29

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 11-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia njofton se mbrëmjen e djeshme është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 03/07/2022 13:48

    Qofsh e xhenetit engjell i vogel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?