KRUJË- Një elektricist ka gjetur vdekjen në krye të detyrës, teksa po punonte në një banesë.
Ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar me inicialet I. C., rreth moshën 40-vjeç, teksa kjo ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 19:45.
" Më datë 03.10.2021, rreth orës 19:45, dyshohet se shtetasi I. C., rreth 40 vjeç, duke kryer punime elektrike në banesën e shtetasit F. K., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.
Kjo nuk është hera e parë që një elektricist ka humbur jetën teksa po punonte, duke vënë theksin edhe një herë të siguria në punë, ku në të shumtët e rasteve, viktimat nuk kishin marrë asnjë masë sigurie