Pas 55 vitesh hapet xhamia e Ballies, një objekt i rëndësishëm për besimin dhe trashëgiminë kulture, që ishte shembur nga diktatura komuniste.
Inaugurimi i xhamisë, që u rindërtua nga fillimi, mbi themelet e së vjetër u bë mëngjesin e kësaj të shtune, ku qindra besimtarë falën Kurban Bajramin.
"U bë e mundur me një ndihmesë nga Kuvajti dhe nga një familje e nderuar e tij si dhe me kontributin nga qytetarëve elbasanas. Për ne Kurban Bajrami sot është i veçantë.", shprehet njëri prej besimtarëve.
Xhamia e re është më e madhe dhe stil modern, por ka ruajtur disa elemente të xhamisë së vjetër që datonte prej shekullit XVI.
"Pas plot 55 viteve jemi të nderuar. lumtur të dëshmojë rindërtimin e saj. Ndonëse ajo vjen me një arkitekturë bashkëkohore, jo përmes asaj të dikurshme osmane, por ajo që ne përjetojmë është shpirti që përçon. Vlerat dhe shenjtëria nuk qëndron në muret e saj por në traditën dhe historinë që ka ruajtur në rrjedhën e shekujve.", thotë Myftiu Agim Duka
Puna për rindërtimin e saj nisi 7 vite më parë me financim të qeverisë së Kuvajtit. Me 4 4 kate dhe sipërfaqe rreth 1900 metra, xhamia e Ballies ndodhet në qendren muzeale të Elbasanit.