Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, përveç Rita Orës ka reaguar edhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipa.
Ajo ka postuar në profilin e saj një foto të flamurit shqiptar me shkrimin:“E shkatërruar nga lajmet e këqija. Zemra dhe lutjet e mia janë me shqiptarët. Ju dërgoj gjithë dashurinë time në këtë kohë vështirë”.
Këngëtarja është shfaqur shumë e prekur nga kjo ngjarje e rëndë për popullin shqiptar, ku deri tani kanë ndërruar jetë 20 persona dhe mbi 600 janë lënduar.
Qytetet më të prekura nga tërmetet janë Tirana, Durrësi dhe Lezha, ku shumë banesa janë kthyer në gërmadha e shumë qytetarë do e kalojnë nëpër çadra natën.
Këta janë ndër tërmetet më të forta ndër vite në vendin tonë, me pasojë shkatërrimin e ndërtesave dhe vdekjen e personave.
Postimi i Duas
Lajmi kryesor: