Skënder Likaj, autori i dyshuar së bashku me djalin e tij i krimit sot në fshatin Sanxhak në Laç, ka një lidhje shumë të ngushtë me personazhe të njohur të krimit në zonë.
Ai është është xhaxhai i Ilir Likaj Xhepajt, i arrestuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët.
Gjithashtu Skënder Likaj është dhe vëllai i Myslim Likes i plagosur në Mamurras.
Lajmi kryesor:
7 plumba biznesmenit në Laç, pak metra larg derës së shtëpisë! Audi luksoz i 55-vjeçarit bëhet 'shoshë'! 2 djemtë e tij të hetuar për trafik droge! Zbulohen autorët
K.T.//ReportTv.al