Politikë

E shpalli non grata, Berishës nuk i del inati me Blinken: Është armiku më i madh i brendshëm i amerikanëve

20 Shkurt, 13:59| Përditesimi: 20 Shkurt, 14:19

  • Share

Sali Berishës nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non grata.

Në konferencën për gazetarët mbajtur sot (20 shkurt), Berisha tha se armiku më i madh i brendshëm i amerikanëve është Antony Blinken.

“Ishte kryediplomati i Amerikës dhe botës që kishte mbledhur 51 firma për të mashtruar kombin amerikan për djalin e presidentit amerikan. Ky njeri nuk pati integritetin as të jepte dorëheqjen”,  tha Berisha për Blinken.

“Zoti e shpëtoi Amerikën”, shtoi kreu demokrat, sipas të cilit Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga qeveria si mbështetës i Soros-it.
 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?