TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i konsideroi dje tradhtarë dhe sharlatanë anëtarë e Gjykatës Kushtuese, të cilës sipas tij, nën ndikimin e Turqisë, si dhe në bashkëpunim me Edi Ramën dhe të manipuluar nga Myslim Pashain, rrëzuan marrëveshjen për ndarjen e detit me Greqinë. Bëhet fjalë për marrëveshjen e fshehtë të firmosur nga Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis, mesditën e 27 prillit 2009, duke i dhuruar Greqisë 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u rrëzua si antikushtetuese në 15 prill 2010. Pro rrëzimit të paktit detar votuan të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, konkretisht Vladimir Kristo, Fehmi Abdiu, Kujtim Puto, Petrit Plloçi, Vitore Tusha, Sokol Berberi, Sokol Sadushi, Admir Thanza dhe Xhezair Zaganjori
Relator i çështjes ishte Xhezair Zaganjori. Tre vjet më vonë, në 1 prill të 2013, Partia Demokratike me në krye Sali Berishën dha pëlqimin me votë në Kuvend për emërimin e Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë. Tre javë më pas, Bujar Nishani, në atë kohë President i zgjedhur po nga Berisha, dekretoi Zaganjorin kryetar të Gjykatës së Lartë. Kur Berishës i duhet të mbrojë paktin me Greqinë, e konsideron relatorin e rrëzimit të paktit si tradhtar, por kur i duhej për të blinduar gjykatat e larta me emërime të të besuarish, e promovon sa nga njëra gjykatë në tjetrën.
Në të njëjtën mënyrë, Berisha emëroi në Gjykatën e Lartë edhe Admir Thanzën, i cili gjithashtu votoi për rrëzimin e marrëveshjes detare, për shkak të shkeljeve flagrante.Thanzës iu hap rruga për në Gjykatën e Lartë vetëm me votat e PD-së në 25 prill 2013. Ndërkaq, katër ishin argumentet kryesore për rrëzimin e marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese: a) mospajisja e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes; b) mangësi serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatim i parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm; ç) mosmarrja parasysh e ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.
Sali berishen vetem per faljen e detit duhej te varej ..pa le te tjerat... .
PërgjigjuDuhet rjepur me bixhakun e Cecos