Pika kufitare e kontrollit në Muriqan

Kronikë

E shpallur në kërkim nga Interpol, arrestohet 42-vjeçarja në Muriqan

6 Nëntor 2018, 13:03| Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 13:13

  • Share

Një 42-vjeçare nga Serbia, e shpallur prej kohësh në kërkim ndërkombëtar është arrestuar këtë të martë nga policia kufitare në Muriqan, të Shkodrës me qëllim ekstradimi. Mësohet se shtetasja e arrestuar është Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi dhe akuzohet për veprën penale trafikim i qenieve njerëzore.

Sipas njoftimit të policisë, ndalimi i 42 vjeçares u bë nga policia kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Vranjës në Serbi, e cila e ka dënuar atë me 3 vite burg.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme të eksdradimit të saj drejt Serbisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

Nga shërbimet e policisë kufitare në P. K. K. Muriqan u ndalua shtetësia e shpallur në kërkim:

Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi.

Ndalimi i saj u bë pasi në PKK, Muriqan, në dalje nga R.Sh, u kap nga shërbimet e DRKM, Shkodër, pasi kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 12.10.2018, nga Interpol Beogradi/Serbi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, me vendimin nr K.Br.23/14, datë 25.05.2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qënieve njerzore” parashikuar nga neni 388/1 i Kodit Penal Serb.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?