Chiara Ferragni

‘ E shpifur’, ‘Porno’...të gjitha mesazhet e FORTA për gratë të fshehura pas veshjeve të Chiara Ferragni (FOTO)

8 Shkurt 2023, 10:52| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 10:59

  • Share

ITALI- Chiara Ferragni u ngjit në skenën e Sanremos si bashkëprezantuese e një prej festivaleve më të mëdha të këngës, mirëpo, ajo zgjodhi të fliste shumë jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe me mesazhe të fshehura në fustanet e saj.

Blogerja italiane, njëherazi edhe binzesmene kishte zgjedhur për vjedhje të parë, një fustan të zi të thjeshtë në dukje, ku krahëve kishte hedhur një copë të bardhë, bashkangjitur së cilës shkruhej “Mendoni të lira”.

Ky ishte mesazhi i parë që bukuroshja iu drejtoi grave, në një shoqëri ku burrat “bërtasin” fort e duan të donimojnë.

Veshja e parë e Chiara Ferragni

Mirëpo, ky nuk ishte mesazhi i vetëm. Chiara Ferragni vesh fustanin e dytë në gjysmën e mbrëmjes dhe është një krijim “nudo” nga Dior. Fustani, riprodhon trupin e Ferragni në një stil që të jep iluzionin e lakuriqësisë. Ky krijim, i krijuar nga Dior, por i projektuar duke u nisur nga një ide e Chiara Ferragni me Fabio Maria Damato, është pikënisja për një reflektim të gjatë mbi trupat e grave.

Veshja e dytë e Chiara Ferragni

Me fustanin e tretë, të përcaktuar si "fustani kundër urrejtjes", Chiara Ferragni bashkon modën dhe një mesazh kundër “hatëreve” që e sulmojnë çdo ditë në internet për arsye nga më të ndryshmet. Disa nga frazat dhe ofendimet ishin të qëndisura me të zezë në të bardhë.

“E shpifur”, “ E denjë për një porno”, “A je një mami eskortë”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në fustan, që janë pikërisht komentet që blogerës i kanë ardhur në rrjetet e saj sociale.

Veshja e tretë e Chiara Ferragni

Më pas Chiara Ferragni u rishfaq në skenë me një krijim të katërt të Dior-it, një jumpsuit i  qëndisur me kristale të veshur me një fund tyli me strukturë të dukshme. Fundi simbolizon një kafaz, në formën e një burgu të përbërë nga paragjykimet e imponuara nga një shoqërie e cila vijon të jetë patriarkale. Prandaj, pamja e katërt është cilësuar si një shpresë për brezat e grave të ardhshme, të cilave u përket edhe Vittoria, vajza e dytë e blogeres.

Veshja e katërt e Chiara Ferragni

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rich: 08/02/2023 16:09

    Ai ose ajo qe jane manhnitur duke pare "primavera" e Boticellit, nuk kane perse te mrekullohen! Pas disa shekujve ne skene nje Boticelliane!

    Përgjigju
  • Makiwa: 08/02/2023 12:23

    Festivali i sanremos nul asht festival i muzikes.

    Përgjigju
  • Beni: 08/02/2023 12:15

    Welcome to the western values

    Përgjigju
  • Roni: 08/02/2023 11:42

    Chiara Ferragni, gruaja e Fedez. Nje blogere. Kultura po bi ne humnere ne vendin ku akoma kishte ndonje te mençur. Degjoni Amadeuxs me gafat e tij. Degjoni kenget dhe shihni performancen e kengetareve, qe me shume duken si majmune qe vishen, sillen, flasin njesoj. Grande fratello me Sanremo, nuk kane neonje ndryshim.

    Përgjigju
    • Fatti cazzi tua: 08/02/2023 13:41

      Po Roni ashtu eshte, ik futi nje paçe koke dhe mos u sekelldis kot nga hallet e komshiut

  • Masazhi esh te të qenit bio dhe jo me sillikone: 08/02/2023 11:36

    Kapeni mesazhin qe thot se ene kur i ke si avokado nuk duhet te nihesh keq dhe mos i besh fallco.

    Përgjigju
    • Tanush: 08/02/2023 13:42

      Jo si palafike po si avogado?!!

  • Ben: 08/02/2023 11:10

    Dalja nudo,sa me shume,ka fillu te quhet dhenie mesazhi.Degjenerimi nuk ka kufij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?