E shprehur në çdo formë, ja pamjet e ‘Liqenit të Dashurisë’ në Dubai (VIDEO)

17 Mars 2021, 08:49| Përditesimi: 17 Mars 2021, 08:59

  • Share

Dashuria është e bukur në çdo formë, por “liqeni i dashurisë” në Dubai tejkalon çdo pritshmëri.

Liqeni artificial i dashurisë zë një hapësirë prej 550 mijë metra katrorë dhe i është dedikuar çdo qytetari të Dubait nga Princi Sheikh Hamdan bin Mohammad.

Liqeni është një pikë e veçantë turistike, larg zonës urbane, e mbuluar me lloje të ndryshme bimësh, pemësh dhe lulesh shumëngjyrëshe.

Përveç dy zemrave të cilat zënë një hapësirë mjaft të gjerë në të është shkruar dhe fjala “Love”, që do të thotë dashuri në anglisht.

Kjo hapësirë e dashurisë qëndron në dispozicion të publikut për 24 orë dhe i ofron vizituesve pamjen spektakolare të natyrës.

 

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?