Takimi i kryediplomates së BE, Kaja Kallas, me kryeministrin Edi Rama

Politikë

'E sjell Shqipërinë më afër BE-së!’ Pas vizitës në Tiranë, Kallas reagon: E gëzuar edhe për marrëveshjen e rindërtimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

8 Prill, 16:19| Përditesimi: 8 Prill, 16:27

  • Share

Kryediplomatja e bashkimit Europian, njëherazi zv/presidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas, ka reaguar për vizitën e saj ditën e sotme (8 prill) në Tiranën zyrtare, duke u shprehur e kënaqur për marrëveshjet e firmosura dhe takimet me drejtuesit e lartë, përfshi presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Ajo në veçanti shpreh gëzimin e saj për marrëveshjen e firmosur mes Bankës Europiane të Investimeve dhe Qeverisë së Shqipërisë, për rindërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.

“E gëzuar që isha dëshmitare e nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe EIB, për të rindërtuar hekurudhën midis portit të Durrësit dhe Rrogozhinës. Kjo do të krijojë vende të reja pune, do të rrisë tregtinë dhe do të përmirësojë lidhjen, duke e sjellë Shqipërinë më afër fqinjëve të saj dhe BE-së”, shprehet Kallas në llogarinë e saj personale, në rrjetin social X.

Ditën e djeshme komisionerja pati vizitë në Malin e Zi, ndërsa nesër zhvillon takime në Bosnjë Hercegovinë. Kallas u shpreh sot në krha të kryeministrit Rama se “anëtarësimi i Shqipërisë në BE është realist”.

Postimi i Kaja Kallas në rrjetin social X, pas vizitës në Tiranë

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?