Vendimi për largimin nga vendi i saj ishte më i vështirë që mund të merrte, por gazetarja afgane, e strehuar në Tiranë, tha për BBC se ndihet falënderuese për mikpritjen që gjeti në Shqipëri.
Ndërsa falënderon popullin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama, gazetarja afgane shprehet se ata u pritën mjaft mirë në Tiranë dhe se kujdesi që po tregohet për ta është i shkëlqyer.
E pyetur nëse do të qëndrojë në Shqipëri, apo nëse ka në plan të largohet nga vendi, gazetarja nga Afganistani thotë se është ende e turbullt për të marrë një vendim të tillë.
"Kam studiuar me bursë në Universitetin Amerikan të Afganistanit. Udhëtimi ishte sfidues pasi të largohesh nga vendi ishte vendimi më i vështirë që mund të merrja. Pasi na u tha të largohesha, mora një telefonatë, na morën në një vend të caktuar shkuam në aeroport ku pritëm 3 ditë e më pas u nisëm. Zbritëm në Katar fillimisht, ndërsa më pas u nisëm për në Shqipëri. Kurrë nuk isha menduar situatën kur talebanët do merrnin vendin në kontroll, ne mendonim që mund të merrnin kryeqytetin, por situata nuk ishte kaq e vështirë. Natyrisht na zuri në befasi, jam përpjekur gjithë jetën të marr arsimim, ndërkohë befas gjithçka u shkatërrua brenda një nate. Falënderoj popullin shqiptar, kryeministrin, ministren e jashtme dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri. Gjeta edhe refugjatë që kishin ardhur këtu në Shqipëri. U kujdesën dhe ende po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer. Jam mirënjohëse, janë njerëz mikpritës. Situata tani është e turbullt që të marrësh një vendim ku të shkosh, por gjerat që mendoj për të ardhmen është se më duhet të studioj, të vazhdoj studimet", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Strehimi i afganëve, Rama për BBC: Vendet e pasura s'po ndihmojnë! Shqiptarët treguan se kanë zemër të madhe! 'Bukë e kripë e zemër’, thelbi i solidaritetit tonë
//ReportTv.al